PlaneShtepie.com është platformë e krijuar për njerëzit që janë duke mendu me ndërtu shtëpi dhe duan me pa ide të qarta para se me fillu projektin. Këtu gjeni plane për shtëpi 1 katëshe, 2 katëshe, moderne, familjare, me garazh, bodrum, tarracë dhe organizime të ndryshme sipas nevojës.
Platforma është pjesë e PlaneShtepie NilArch dhe mbështetet në përvojë praktike në projektimin e shtëpive familjare, me fokus te funksioni, pamja dhe përdorimi real i hapësirës.
Kush jemi na
Jemi ekip që merret me plane, projekte dhe zgjidhje arkitektonike për shtëpi banimi. Për më shumë se 10 vite kemi punu me kërkesa të ndryshme familjare, prej shtëpive të thjeshta përdhese deri te vilat moderne me më shumë kate.
E dimë që ndërtimi i shtëpisë nuk është vendim i vogël. Për këtë arsye, qëllimi ynë është me e bo procesin më të qartë: me tregu si mund të duket shtëpia, si ndahet hapësira, ku vendosen dhomat dhe çka ka kuptim për parcelën tuaj.
Çka ofrojmë
Në PlaneShtepie.com mund të gjeni plane të gatshme për inspirim, por edhe mundësi për plan të personalizuar. Çdo plan është mendu me i ndihmu familjet me kuptu më mirë organizimin e shtëpisë para se me marrë vendime më të mëdha.
Ofrojmë:
- Plane për shtëpi 1 katëshe dhe 2 katëshe
- Plane për shtëpi moderne dhe familjare
- Plane me garazh, bodrum, tarracë ose oborr
- Ide për organizim të dhomave dhe hapësirave ditore
- Konsultim me arkitekt për projekt personal
- Zgjidhje sipas parcelës, buxhetit dhe stilit që kërkoni
Vizioni ynë
Vizioni ynë është me e bo më të lehtë zgjedhjen e planit të shtëpisë për çdo familje. Jo çdo njeri e ka të lehtë me lexu skica teknike ose me e imagjinu shtëpinë vetëm prej fjalëve, prandaj ne mundohemi me i paraqit planet në mënyrë të thjeshtë, të kuptueshme dhe praktike.
Duam që PlaneShtepie.com të jetë vendi ku njerëzit marrin inspirim, krahasojnë ide dhe nisin projektin me më shumë siguri. Qoftë nëse kërkoni një shtëpi të vogël, një vilë moderne apo një plan të personalizuar, synimi ynë është me ju ndihmu me gjet zgjidhjen që i përshtatet jetës suaj.
